Eliminimi i 34 vjeçarit në Vlorë, dalin pistat hetimore
Detaje të rënda dolën në dritë ditën e djeshme për vrasjen në Vlorë.

Hetimi për vrasjen e 34 vjeçarit Dashaj, i ka kaluar krimeve të rënda, burime nga grupi hetimor sqarojnë se, policia po heton në dy pista kryesore: atë të ndonjë konflikti banal të mëparshëm, por edhe atë të konflikteve familjare.

Policia tregohet e rezervuar rreth informacioneve, ndërsa mësohet se ka patur edhe persona të shoqëruar.

Ndërkohë çështja i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Renda. Sipas burimeve nga grupi hetimor shkak i ngjarjes ka qenë një sherr i mëparshëm, por policia është treguar e rezervuar në dhënien e detajeve.

AbcNews raporton se ngjarja është drejt zbardhjes së plotë.

Kreshnik Dashaj u gjet i vdekur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në rrugë. Ngjarja ndodhi në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës.
Shtuar më 14/11/2019, ora 10:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori