Motomjeti humb kontrollin dhe përplaset me bordurën në rrugë, drejtuesi përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Një motomjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën. Për pasojë është lënduar drejtuesi i motomjetit që ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 04.12.2021., rreth orës 17:20, në lagjen Nr.13 Durrës, nje motomjet me drejtues shtetasin V. D., 64 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën e rrugës, e për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 4.12.2021 17:53