TIRANË/ Përndjekje, dhunë e vjedhje: Arrestohen 5 persona

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona në Tiranë për çështje të ndryshme penale.

M. K.,23 vjeç, banues në Tiranë më datë 10.01.2020 në vendin e quajtur “Kodrat e liqenit artificial” ka vjedhur biçikletën e një shtetasi, si dhe po më datë 10.01.2020 në zonën e liqenit artificial ka dëmtuar me thyerje xhamat e një magazine me qëllim për të vjedhur.

Xh. M., 36 vjeç, banues në Çerkezë, Zall Herr, u arrestua pasi ka ushtruar dhunë fizike, psikologjike si dhe ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij.

H. M.,54 vjeç lindur në Domje dhe banues në Laprakë, u arrestua pasi ka përndjekur në mënyrë sistematike në qëndrën e punës ku punon dhe ku jeton ish bashkëshorten e tij.

A. Ç.,48 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Kashar, u arrestua pasi në rrugën “Panajot Pano” në dyqanin e një shtetaseje me anë të mashtrimit ka përvetësuar shumën prej 10.000 mijë lekëve të reja, me pretendimin se i kërkonte i ati i shtetases, shumë e cila u sekuestrua nga Policia në cilësinë e provës materiale.

P. J.,65 vjeç banues në fshatin Sinoballa,Rrogozhinë u arrestua pasi duke drejtuar në gjëndje të dehur automjetin e tij tip “BMË” ka goditur jashtë rrezikut për jetën shtetasin A. H.,33 vjeç banues në Pajovë, Peqin i cili u dërgua në Spital për ndihmë mjekësore.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë , për veprime të mëtejshme.


Shtuar 12.01.2020 14:26