Qarku Shkodër/ Puka dhe Fushë Arrëzi i “Bashkë Fitojmë”, Shkodra po i ikën nga duart Bardh Spahisë, numërimi vijon

Në qarkun e Shkodrës vijon numërimi i votave. Nga rezultatet paraprake, shihet se Partia Socialiste kryeson në Shumicën e Bashkive, përveç Fushë-Arrëzit, ku kandidati i Bashkë Fitojmë është në avantazh dhe në Pukë ku numërimi është mbyllur dhe kandidati i Berishës dhe Metës ka fituar.

Bashkia Shkodër (131/247)

Benet Beci (PS) – 17844 vota

Bardh Spahia (BF) – 11852 vota

Bashkia Fushë Arrez (13/16)

Fran Tuci (PS) – 1455 vota

Hil Curri (BF) -2216 vota

Bashkia Pukë (20/20)

Gjon Gjonaj (PS) – 2507 vota

Rrok Dodaj (BF) – 3480 vota

Bashkia Malësi e Madhe (29/72)

Tonin Marinaj (PS) – 4048 vota

Isa Ramaj (BF) – 2656 vota

Bashkia Vau i Dejës (30/53)

Kristian Shkreli (PS) – 4771 vota

Zef Hila (BF) – 3354 vota

Klomentina Drini (PD) – 419 vota


Shtuar 15.05.2023 10:28