Elbasan, protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë nën thirrjet "Rama ik"
Qytetarë dhe mbështetës të opozitës kanë pritur me protesta kryeministrin Edi Rama, i cili zhvillon takimin e radhës elektoral.

Me pankarta në duar dhe me thirrjet "Rama ik" mbështetësit e opozitës dhe qytetarët protestojnë kundër qeverisë.

Në disa raste protestuesit tentuan të çajnë edhe kordonin e policisë, e cila ishte në gatishmëri për çdo situatë të mundshme.

Ndërkohë situata politike në Elbasan u monitorua edhe nga përfaqësues të OSBE.
Shtuar më 26/06/2019, ora 20:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori