Elbasan, nisin festimet për Ditën e Verës
Dita e Verës ka nisur të festohet në Elbasan që të shtunën. Festimet janë çelur me panairin e përvitshëm të organizuar nga dhoma e tregtisë dhe industrisë së qytetit në bashkëpunim me bashkinë, ndërsa dje në mbrëmje qytetarët elbasanas kanë shijuar edhe një koncert me muzikë popullore që u zhvillua në sheshin kryesor te qytetit.

Koncerti filloi rreth orës 18 të mbrëmjes dhe shoqëroi të pranishmit deri në mesnatë.

Festimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së dielë, ku është parashikuar një tjetër koncert, por këtë radhë me muzikë moderne, ku do të performojnë këngëtarët më të mirë të muzikës së lehtë.

Muzika dhe festa do të zgjasin deri në agimin e datës 14, pasi tradita kërkon që dita e verës ti gjejë njerëzit jashtë duke e pritur.

Por aktivitetet kryesore të festës do të kulmojnë në paraditen e 14 marsit, ku me qyetarët elbasanas, festës do ti bashkohen ashtu si çdo vit edhe qytetarë nga qytete të tjera të vendit.

Që në orët e para të mëngjesit, rrugët e qytetit do të mbushen nga paradat e karnavaleve, ku protagonsitë do të jenë nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.

Qendra e qytetit do të kthehet ne nje shëtitore të preferuar, ndërsa grupe të ndrryshme muzikore si dhe banda frymore do të performojnë për të pranishmit. Siç është kthyer tashmë edhe në një traditë, në datën 14 Mars, në kuadër të Ditës së Verës, Elbasani do të vizitohet nga kryeministri Berisha i cili do të ndjek më nga afër atmosferen festive.

Gjatë festimeve për Ditën e Verës nuk do të mungojë për asnjë moment edhe ëmbëlsira karakteristike e kësaj dite ballokumja, e gatuar me mjeshtëri nga gratë elbasanase. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2011, ora 12:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori