Elbasan, nëna vret me thikë fëmijën, tenton vetëvrasjen
Pëlqej
Një krim makabër brenda familjes ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme.

Nëna ka vrasë me thikë fëmijën vetëm 4-vjeç dhe më pas ka tentuar ti jap fund edhe jetës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Godolesh të rrethit të Elbasanit.

Sipas burimeve policore, autorja e krimit është 26-vjeçarja Nexhmie Dushku.

Por, pasi ka kryer krimin, nëna ka tentuar të vrasë dhe veten, duke pësuar dëmtime të rënda në trup.

Burimet e para të forcave policore dëshmojnë se gruaja ka qenë në kushte të rënda depresioni, pasi nuk ka përballuar dot divorcin bashkëshortor.

Mësohet se 26-vjeçarja ishte ndarë prej dy vitesh nga bashkëshorti dhe jetonte me fëmijën e saj në fshatin e saj të origjinës. /albeu.com/

Shtuar më 10/08/2014, ora 09:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori