Elbasan, lind qingji me 2 organe gjinitale edhe 6 këmbë
Një qingj i pazakonshëm ka lindur në qytetin e Elbasanit. Qingji me gjymtyrë dhe organe të dubluara, ka lindur në një fshat të Sulovës në rrethin e Elbasanit. Delja që ka lindur këtë qingj ka lindur edhe një qingj tjetër të seksit femër i cili është me gjymtyrë të rregullta.
Ndërsa binjaku i tij mashkull ka lindur me gjashtë këmbë dy prej të cilave të ngjitura ndërsa organet e tjera të dyzuara.

Familjarët që kanë ne pronesi qingjin janë shprehur se kjo nuk kishte ndodhur kurre me pare në zonën e tyre por kjo gjë sipas tyre vinte nga rendimenti e pjelloshmërisë së deles e cila lind binjakë dhe sasisë së qumështit qe prodhon" (3litra qumësht në ditë).

Në fshatrat e qytetit të Elbasanit nuk janë të rralla ngjarjet të tilla ku bagëtitë lindin me probleme gjenetike. Në vitin 2002 në familjen e Demir Sherlit me banim ne Rrase të qytezes se Belshit, nga veza e pulës u lind një zog me katër këmbë. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2011, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori