“Për mua ishte …”, Olta Gixhari flet për puthjen në film me Luizin

“Në kuadër të dashurisë” ka përfunduar xhirimet dhe, siç është mësuar, në muajin tetor do të shfaqet në kinema. Olta Gixhari, aktorja protagoniste, mezi po pret ta shohë, sepse, siç shprehet ajo, nuk ka parë asnjë skenë deri tani.

E ftuar sot në “Pushime on Top”, Olta rrëfeu për përjetimet e filmit, rolin e saj, si edhe për të kohën që iu rikthye xhirimit. Siç tregoi aktorja, shesh-xhirimi është zona e saj e komfortit, ndaj shpreson që ka bërë më të mirën, edhe pse ka punuar me shumë përkushtim për shkak të ngarkesës së madhe që erdhi si pasojë e Big Brother:

“Jam në zonën time të rehatisë, uroj të jetë bërë një punë e mirë. Kam qenë shumë e përkushtuar, ndoshta edhe më shumë se ç’duhet, sepse kam pasur frikën e faktit që vija menjëherë nga Big Brother, m’u desh t’i ndizja motorët më shumë. Megjithatë, mendoj se regjisori është i kënqaur dhe them se kemi bërë një punë të mirë.”

E pyetur për të përbashkëtat që ka me Jondën, roli që luan në film, Olta thotë se ajo nuk është shumë afër me të, megjithatë ka bërë më të mirën që të futet në lëkurën e saj: “Nuk është shumë pranë meje, më është dashur të fokusohem, po këtu qëndron e bukurua. Të arrish një karakter sikur e ke nën lëkurë, ai është suksesi më i madh. Jonida është një vajzë e qetë që punon shumë, që e di se çfarë kërkon, me familje të shëndetshme dhe me ekonomi shumë të mirë. Deri këtu ngjan diku me mua, por mënyra e saj e sjelljes nuk është si imja, spontane. Ajo i do gjërat nën kontroll, t’i menaxhojë, është e tërhequr, është më diplomate se unë…”

Po puthja e shumëkomentuar me Luizin?

Në fakt, diku, dikur, Olta na paska thënë se “nuk puthet me Luizin” (këtë e vuri në dukje Eni Shehu, edhe pse nuk e mbante mend se kur dhe ku e ka thënë). Por Olta, si aktore, nuk ka asnjë barrierë që e pengon në film: “Unë në të gjithë filmat që kam rol, unë jam puthur. Pse nuk duhet të puthesha në këtë film? Siç e thashë edhe më lart, unë jam në zonën time, jam aktore, di shumë mirë të ndaj rolin nga jeta e vërtetë. Në momentin që qëllimi justifikon mjetin, mua më duhet ta kryej atë veprim” ,– tha Olta. Por pastaj nuk harroi të shtonte se: “Puthja në film ka 1000 siklete, është teknike, mbaroi çaku, unë e harroj ç’ka ndodhur. Një puthje në film është njësoj si një ecje për mua”.


Shtuar 24.07.2023 22:31