Efektivi i policisë që
qëlloi për vdekje 25
vjeçarin Klodian
Rasha është arrestuar.
Ai dyshohet se e
qëlloi 25
vjeçarin në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme.
Punonjësi i Policisë, efektiv i Shqiponjave, i ka bërë thirrje të ndalonte, por
Rasha nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ai e ka qëlluar.
25-vjeçari u qëllua shumë afër shtëpisë së tij rreth orës 1 e 45. Ndërkohë arma e cila i përkiste Rashës sipas Policisë, është gjetur 100 metra nga vendi i ngjarjes, çka tregon se nuk ka patur shkëmbim zjarri me policinë.
Shtuar më 08/12/2020,
ora 13:34