Ekzekutohen 2 persona në qendër të Pejës
Një vrasje me kallashnikov ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në qendër të qytetit të Pejës. Persona të armatosur kanë qëlluar nga një makinë në lëvizje në drejtim të lokalit që qëndronin dy viktimat, shumë pranë Shtëpisë së Kulturës. Nga breshëria e plumbave ka gjetur vdekjen menjëherë Xhekë Kelmendi.

Ndaj tij, ka pasur disa sulme që pas periudhës së luftës në Kosovë. Viktima tjetër, Kastriot Kuka është nisur drejt spitalit në gjendje të rëndë, por nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të mara.

Policia e Pejës ka nisur hetimit për ngjarjen por akoma nuk ka asnjë të dyshuar. Policia ka gjetur automjetin të braktisur në pyllin pranë qytetit. /albeu.com/
Shtuar më 13/10/2013, ora 10:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori