Çfarë tha në polici Mustafa Lici për ekzekutimi mafioz të Fatos Ferracakut
Vrasja e Fatos Ferracakut dy ditë më parë në qytetin e Shkodrës vijon të mbetet e pazbardhur.

Gjatë atentatit mafioz mbeti i palgosur edhe kunati Fatmir Mehja, ky i fundit edhe është përleshur me vrarsësit duke tentuar që ti ndalonte.

Dyshimet kryesore të policisë për vrasjen e Ferracakut janë, pasi ai mendohet të ketë parë rasësit e kushëririt të tij Arjan Ferracakut.

Në lidhje me hetimet policia shoqëroi ditën e djeshme Mustafa Lici dhe djalin e tij 15 vjeç, pasi motori i vrasësve u gjet i djegur shumë pranë shtëpisë së tyre.

Mustafa Lici ka mohuar se ka lidhje me vrasjen dhe as që ka dijeni për autorët e mundshëm. “Kur ka ndodhur ngjarja, kam qenë në Tiranë me deputetë të PD-së, në një mbledhje të zhvilluar atje”, është shprehur këshilltari i bashkisë.

Pas shoqërimit, familjarët e tij nuk janë lejuar që të kenë asnjë lloj kontakti me të. Ata kanë kërkuar që t’i dërgojnë ujë dhe ushqime, por kjo gjë nuk është pranuar nga Policia. Mustaf Lici u la i lirë pas 8 orësh që është marrë në pyetje në Policinë e Shkodrës. /albeu.com/
Shtuar më 16/11/2018, ora 13:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori