Ekzekutimi i Ramazanit në mes të ditës, dalin pamjet (VIDEO)
Ditën e djeshme, 39-vjeçari Emiljano Ramazani u ekzekutua në mes të Elbasanit.

Abcneës ka publikuar pamjet ku duket autori me kapuç që del nga një makinë e parkuar dhe ndjek automjetin e viktimës.

Ai ecën drejt tij i armatosur, ndërkohë që makina e tij zhvendoset nga një tjetër person.

Pasi kryen krim gjakftohtë autori rikthehet në automjet dhe largohet nga vendngjarja. E gjithë ngjarja ndodh për 30 sekonda.

Emiljano Ramazani u ekzekutua pasditen e djeshme poshtë pallatit të tij në Elbasan. 39-vjeçari u ndoq nga autorët nga palestra për në banesë, ndërsa u qëllua teksa ishte në automjetin e tij.

Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë pasi është arrestuar disa herë për trafik narkotikësh.

Në vitin 2012 gjatë operacionit të koduar “Tabakane 2”, Emiliano Ramazani i njohur edhe me nofkën “Rramani” dhe “Ili” u arrestua së bashku me 5 të tjerë pasi prokuroria kishte prerë fletë arresti për prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim në formën e shitjes më shumë se një herë.

Nuk dihet se si i ka shpëtuar drejtësisë 39-vjeçari pas këtij arrestimi por dihet se edhe në vitin 2017, gjatë operacionit “Porosia e Fundit” Rramani u arrestua për të njëjtën vepër penale.

Shtuar më 21/07/2020, ora 15:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori