Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në
Dibër, ku një i ri është ekzekutuar me armë
zjarri në oborrin e banesës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Maqellarë pak pas mesnate dhe mësohet se ai është identifikuar si
shtetasi Elsi Kosiqi.
Mësohet se viktima është vrarë me armë
zjarri ndërkohë banorët janë shprehur se Kosiqi kishte precedentë të ndryshëm penalë.
Maqellarë-
Dibër
Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur gjatë orëve të mëngjesit të datës 20.03.2018, në Maqellarë, ku u vra me armë
zjarri shtetasi E.K.
Në vijim të informacionit paraprak, ku ësht렠 vrarë me armë
zjarri, në oborrin e banesës së tij në Maqëllarë
shtetasi E.K, rreth 32 vjeç, pas një pune intensive nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë
Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor
Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të vrasjes,
shtetasi :
M.G, banues në njësinë administrative Shupenzë.
Paraprakisht dyshohet se shkaku është për konflikte për motive të dobëta.
Për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera dhe rrethana të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2018,
ora 23:57