Ekstremistët grek përdhosën Shqipërinë, Bushati kujtohet pas 24 orësh
Pëlqej
Me anë të një statusi në Tëitter, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar për skenat që u panë dje në Bularat, gjatë varrimit të Kostandinos Kacifas.

Edhe pse një ditë me vonesë Bushati nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me thirrjet raciste apo flamunjtë me simbole anti-shqiptare, por vetëm ka bërë thirje për të urtësuar situatën.

Bushati përmes një postimi në rrjetin social ‘Tëitter’ ka cituar një shprehje të ish- kryeministrit britanik Benjamin Disraeli, për të shpjeguar dhe qëndrimin e autoriteteve shqiptare.

Postimi i Bushatit

Benjamin Disraeli na la një këshillë për të gjitha kohët: “rrethanat janë përtej kontrollit njerëzor, por sjellja jonë është në fuqinë tonë”. Si politikanë ne gjykojmë vetëm nga veprimet tona për të përzënë dhe për të zbutur rrethanat. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2018, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori