Ekstradohet nga Holanda i shumë kërkuari për "trafikim të femrave"
Interpol Tirana ka ekstraduar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 15 vite burg për veprën penale “Trafikimi i femrave, kryer në bashkëpunim”.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Holanda, i shtetasit Gj. M, 39 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas u ekstradua nga Holanda drejt vendit tonë pasi, Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 15 vite burg për veprën penale “Trafikimi i femrave, kryer në bashkëpunim”.
Shtuar më 27/02/2019, ora 08:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori