Një tjetër i kërkuar nga drejtësia italiane bie në prangat e Policisë së Durrësit.
Finalizohet operacioni "
Ekstradimi", zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP
Durrës, në bashkëpunim me
Interpol Tirana.
Kapet dhe arrestohet me qëllim
ekstradimi drejt Italisë, i kërkuari për trafikim të drogave të forta dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P
Durrës, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe një punë të mirëorganizuar, në kuadër të operacionit "
Ekstradimi", bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim
ekstradimi drejt Italisë të shtetasit S. J., banues në
Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga
Interpol Roma, pasi Gjykata e Cagliarit, Itali, me vendimin Nr.7855/17, datë 17.07.2019 ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Drogë, Kokainë, Organizatë kriminale", parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me
Interpol Romën, po vijon veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Shtuar më 22/11/2019,
ora 08:59