Eksploziv makinës, vritet gjyqtari 35-vjeçar
Mëngjesin e sotëm në Vlorë, është hedhur në erë makina e gjykatësit të të këtij qyteti, Skerdilajd Konomi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës, një zonë mjaft e populluar ku automjeti tip benz me targa VL 6383 B në pronësi të gjykatësit të Vlorës Skerdilajd Konomi 35 vjeç ka shpërthyer në momentin kur ka qenë në ecje.

Gjyqtari Skerdilajd Konomi, është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrfikësve dhe të policisë, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve të këtij krimi të rëndë.

Skerdilajd Konomi punonte si gjyqtar në Vlorë që prej vitit 2006. Konomi ka qenë edhe gjyqtar në çështjen kundër ish-kryetarit të bashkisë së Himarës, Vasil Bollano. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2011, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori