Ekspertiza: Dyshohet se Olldashi nuk ka përdorur rripin e sigurimit
Një grup prej 5 ekspertësh ka vijuar edhe ekspertizën në vendin ku humbi jetën deputeti Olldashi. Sipas Ekspertizës paraprake automjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur 154 metra më larg në një rrugë rurale që lidh aksin kombëtar me Qafë Krrabën.

Ekspertet sqarojne se pjerrësia e vendit të ngjarjes është 45 gradë dhe se shkak i aksidentit dyshohet te jete humbja e kontrollit të mjetit. Sipas ekspertizës dyshohet se deputeti Olldashi nuk ka përdorur rripin e sigurimit dhe se mjeti dyshohet të ketë qenë me shpejtësi. Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe dy prokurorë të cilët deklaruar se nga hetimi nuk rezulton që deputeti Olldashi të ketë udhëtuar me shpejtësi të lartë. Ata sqarojnë se automjeti është përmbysur. Sipas prokurorëve shkak i aksidentit dyshohet të jetë pakujdesia. Automjeti i dëmtuar i Olldashit ndodhet në Drejtorinë e Përgjithshme ku dhe po analizohet nga ana teknike.
Shtuar më 21/11/2013, ora 14:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori