Ekspertë të mbledhur kokë më kokë dhe pa maska, reagon Ministria e Shëndetësisë
Ditën e djeshme u publikuan me shpejtësi në rrjet disa foto të mbledhjes së
Komitetit Teknik të
Ekspertëve, të cilët shiheshin duke qendruar shumë pranë njëri tjetrit pa
maska ndërkohë që mbajtja e maskës në ambient të mbyllur është e
detyrueshme.
Por sipas një reagimi zyrtar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, fotoja i përket një mbledhje në muajin shkurt, kur
maska nuk ishte e
detyrueshme. MSH thotë se mbështet punën e
Komitetit të
Ekspertëve dhe dënon çdo përpjekje për ti sulmuar ata.
Postimi i MSH-së:
Në disa portale dhe media sociale, po qarkullojnë fotografi të mbledhjeve të hershme të
Komitetit Teknik të
Ekspertëve, shoqëruar me komentet se ata “janë pa
maska”.
MSHMS sqaron se fotografitë i përkasin muajit shkurt 2020 te mbledhjeve te
Komitetit Teknik te Eksperteve, në kohën kur
maska nuk ishte e
detyrueshme.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mbështet Komitetin e
Ekspertëve dhe dënon çdo përpjekje për të sulmuar punën e këtyre profesionistëve, përmes manipulimeve dhe gënjeshtrave.
Shtuar më 01/11/2020,
ora 08:33