EKSKLUZIVE/ U largua me bujë nga Zonë e Lirë, Xheni Brahaj sqaron arsyet (FOTO LAJM)

Padyshim që ardhja e saj në Zonë e Lirë ishte e bujshme dhe shumë e frytshme. Kjo pasi ndryshe nga gjitha Sofitë e tjera që nuk arritën dot ta mbajnë gjatë sfidën, Xheni Brahaj arriti të qëndronte në Zonë e Lirë, aq sa të merrte gjithçka i duhej.

Deri këtë të premte!

Mjaftoi që fytyra e saj të mos ishte në ekran këtë fundjavë, për të mbushur portalet dhe për të bërë xhiron e rrjetit.

Arsyet që qarkulluan në rrjet për largimin e Xhenit ishin sigurisht (siç ndodh) të ndryshme, por për gazetaren e Albeu.com Oliverda Allmuça , Xheni ka vendosur ta tregojë vetë gjithë situatën.

Ajo sqaron hapur se nuk ka vend për të hamendësuar gjëra që nuk janë, kur realiteti është i thjeshtë:

“Emisioni Zonë e Lirë ka qenë një nga shkallet e para të karrierës time. Tani jam shkëputur sepse synimet e mia janë në rritje. Hoqa dorë sepse tashmë dua të shfaqem ndryshe në sytë e publikut, jo vetëm si një velinë e bukur” -shprehet ajo.

Përsa i përket fjalëve se ka pasur konflikte me stafin e Zonë e Lirë, përfshirë këtu moderatorin Çani, ajo i ka hedhur poshtë dhe ka treguar se ka marrëdhënie shumë të mira me stafin, marrëdhënie të cilat i ruan akoma shumë miqësisht edhe pas ikjes.

Sigurisht fama që Xheni mori nuk ishte e pakët dhe pyetjes sesi e përballoi famën, ajo i është përgjigjur duke treguar se nuk ka pasur probleme, përkundrazi është një njeri shumë i thjeshtë në përditshmërinë e saj.

Por a do ta shohim Xhenin diku së shpejti? Për këtë bukuroshja ka vendosur të jetë pak e rezervuar dhe ka deklaruar se po, do të ketë disa projekte të reja por të cilat siç edhe kuptohet preferon t’i mbajë momentalisht surprizë.

E sigurt është që do vijnë gjëra të bukura, se kur ne i presim me padurim! /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2019, ora 15:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori