EKSKLUZIVE/ Prapaskenat e "luftës së grave" në Durrës dhe rivaliteti Dako-Koka
Partia Socialiste është në fazën finale të përcaktimit të kandidatëve për bashkitë e vendit.

Ndërkohë që të paktën në bashkitë e mëdha kishin dalë në pah emrat, siç mëson Albeu.com për Durrësin është diskutuar deri të paktën 48 orë më parë.

Dosja e famshme "339" kishte djegur tashmë Vangjush Dakon, ndërsa informacionet e tjera që kishin demokratët dogjën edhe Ardian Ccelën, lufta ishte fokusuar tashmë në projektimin e një emri të ri por që do të ishte nën urdhrat e të vjetërve.

Albeu.com mëson se në këtë fazë të diskutimeve me Ramën ka patur një rivalitet të madh mes Vangjush Dakos dhe Lefter Kokës për vendosjen e të besuarëve të tyre si kandidat për të Durrësin.

Dako lobonte për drejtoreshën e Tatimeve, Valbona Sako, ndërsa Lefter Koka kishte si propozim sërish të besuarën e tij, Ana Dhamo, e cila më parë ka garuar nën siglën e PS.

Redaksia mëson se tre ditë më parë në një prej resorteve të famshme në veri-perëndim të Durrësit është bërë një takim ku të pranishëm kanë qenë Rama, Dako dhe Lefter Koka.

Pikërisht në këtë takim është përcaktuar se do të fitonte kandidati i Dakos, pikërisht Valbona Sako.

Më shumë se një politikane ajo është një burokrate jetëgjatë e administratës shqiptare duke bërë që të mos anatemohet nga të djathtët, të cilët në fakt kishin përgatitur një dosje voluminoze nëse Rama do të vendoste Ardian Çelën në Durrës. /albeu.com/

Shtuar më 11/05/2019, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori