EKSKLUZIVE/ Komuna pranon gabimin, ja ç'do ndodhë me pagat e asambleistave
Komuna e Obiliqit ka pranuar gabimin pë ndaljen e padrejtë të gjysmës së pagës ndaj asambleistëve dhe ka marrë vendim që në pagesën pasardhëse t'i kompesojë për dëmin e shkaktuar.

Më herët albeu.com kishte raportuar se Komuna e Obiliqit në virgjilje të zgjedhjeve lokale u ka bërë një suprizë të pakëndshme asambleistëve të saj se pavarësisht se seanca e kuvendit komunal u mbajt e rregullt asambleistëve iu shkurtua më shumë se gjysma e rrogës.

"Ju njoftoj se për seancën e muajit Gusht /2017 deputetët e Kuvendit Komunalë, anëtarët e Komitetit për Politikë dhe financa dhe anëtarët e komitetit për komunitete, nuk kanë marrë pagesë për shkak të disa gabimeve në mënyrë elektronike në sistemin e pagesave."ka njoftuar komuna.

Kyr vendim është pritur edhe nga kandidatja në asamblenë komunale e Lëvizjes Vetëvendosje, Teuta Berisha e cila tha për albeu.com se është më mirë vonë se kurrë.

"Asamblesitët në përgjithësi e kanë pagën më të ulët në Kosovë. Ne marrim 200 euro në muaj, ndërsa shohim që deputetët e kuvendit pavarësisht se nuk mbajnë seanca të rregullëta marin mbi 1000 euro. Paga e ulët që marrim ishte e njëra nga arsyet që e ngrita zërin." tha ajo.

Ndërkaq, në fund asambleistja Teuta Berisha u bëri thirrje qytetarëve të Obiliqit ta votojnë numrin 9 që ajo ka në lista zgjedhore pas sipas saj ka qenë asambleistja e vetme femër që vazhdimisht e ka ngritur zërin ndaj problemeve të shumëta, pavarësisht se ka dalë edhe kundër partisë që ajo përfaqëson.

Obiliqi, qyteti i energjisë, që furnizon gjithë Kosovën me energji vazhdon të jetë njëra nga komunat më të varfëra në Kosovë. Banorët e Obiliqit jetojnë nën ajërin e ndotur e zhurmës së KEK-ut por nuk ka asnjë iniciativë të mirëfilltë që do t’i jepte fund këtyre problemeve./albeu.com/


Shtuar më 10/10/2017, ora 14:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori