EKSKLUZIVE/ Jeta e ish-kryetarit të PS-së që humbi jetën në Hungari, emri dhe jeta kriminale
Pëlqej
Ka ndërruar jetë në rrethana misterioze në Hungari ish­-drejtori i Mjedisit në Korçë, Aleksandër Çela.

Por, albeu.com mëson se i ndjeri emrin Aleksandër e ka marrë vetëm para pak kohësh pasi emri i vërtetë ka qenë Dashnor Çela.

Ai ka lindur në fshatin Stropckë të Pogradecit dhe është rritur jetim pa babë.

Gjithashtu Aleksandër Çela ka qenë edhe kryetar i Komunës së Dardhasit nga radhët e partisë Socialiste në zonën e Pogradecit.

Aleksandër Çela, megjithëse ka qenë i dënuar për klandestinë kandidohet nga PS në vitin 2011 si kandidat për Komunën e Dardhas në rrethin e Pogradecit në Qarkun e Korçës. Ai zgjidhet me një diferencë të vogël votash në krye të komunës, por më pas ai dënohet nga gjykata për fshehje të pasurisë dhe për këtë arsye, në vitin 2011, qeveria e ish-kryeministrit Berisha e shkarkon nga detyra.

E megjithatë ai ka pasur një të shkuar kriminale dhe vetëm para pak kohësh ka qenë edhe i arrestuar në Itali për shuma të mëdha parash të pajustifikuara.

Ndërkaq ka qenë i bujshëm arrestimi i tij para disa vitesh nga policia e Elbasanit,shkruan albeu.com.

Megjithëse njihet si njeri me probleme të forta ligjore dhe i akuzuar dhe dënuar, në vitin 2013 ai emërohet drejtor. Kurse, në vitin 2015, në koalicion me Partinë Socialsite, ai gjen një parti të vogël dhe hyn këshilltar në Këshillin Bashkiak Pogradec, duke u zgjedhur nga votat e socialistëve.

Por, vlen të theksohet se nuk ka pasur asnjëherë probleme në vendlindje dhe banorë të fshatit kanë konfirmuar për albeu.com se pavarësisht të shkuarës kriminale, Dashi siç e thërrisnin gjithmonë ishte i sjellshëm me ta.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë sjellë vdekjen e Çelës, ndërsa ka dyshime nëse ka vrarë veten apo e kanë vrarë në burg. Pritet që trupi të transportohet në shtetin shqiptar për të kryer ceremoninë mortore në qytetin e Korçës./albeu.com/


Shtuar më 06/10/2017, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori