EKSKLUZIVE/ Ja kush e dha lajmin e vdekjes në vendlindje të ish-kryetarit së PS-së
Pëlqej
Ka ndërruar jetë në rrethana misterioze në Hungari ish­-drejtori i Mjedisit në Korçë, Aleksandër Çela.

Por, albeu.com mëson se i ndjeri, emrin Aleksandër e ka marrë vetëm para pak kohësh pasi emri i vërtetë ka qenë Dashnor Çela.

Ai ka lindur në fshatin Stropckë të Pogradecit dhe është rritur jetim pa babë.

Ndërkaq, mësohet se lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë policia e shtetit.

albeu.com mëson se ka qenë xhaxhai i tij që e ka marrë vesh i pari lajmin e hidhur dhe se kjo ka ndodhur të paktën para 7 ditëve.

Aleksandër Çela, megjithëse ka qenë i dënuar për klandestinë kandidohet nga PS në vitin 2011">2011 si kandidat për Komunën e Dardhas në rrethin e Pogradecit në Qarkun e Korçës.

Ai zgjidhet me një diferencë të vogël votash në krye të komunës, por më pas ai dënohet nga gjykata për fshehje të pasurisë dhe për këtë arsye, në vitin 2011">2011, qeveria e ish-kryeministrit Berisha e shkarkon nga detyra.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë sjellë vdekjen e Çelës, ndërsa ka dyshime nëse ka vrarë veten apo e kanë vrarë në burg.

Pritet që trupi të transportohet në shtetin shqiptar për të kryer ceremoninë mortore në qytetin e Korçës./albeu.com/
Shtuar më 07/10/2017, ora 09:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori