EKSKLUZIVE/ Si e sabotuan Flamur Noka dhe bashkia protestën e kuksianëve
Protesta e kuksianëve kundër tarifës për kalimin në Rrugën e Kombit ka shumë gjasa të dështojë. Burime për Albeu.com bëjnë me dije se vetë Bashkia e Kukësit si edhe deputeti Flamur Noka janë duke iu kërkuar demokratëve që të mos marrin pjesë në këtë protestë për interesa të tyre.

Kur kanë mbetur edhe pak minuta nga nisja e protestës së paralajmëruar në Kukës nuk ka asnjë organizim, madje edhe ato grupe qytetarësh që u mblodhën janë shpërndarë me kërkesë nga bashkia dhe Flamur Noka.

E gjithë kjo bëhet kundër vendimit të qendrës së PD në Tiranë, e cila është organizuar duke dërguar deputetë në zonë. Një ndër ta ishte edhe Agron Shehaj, i cili njoftoi përmes faqes së tij të Facebook se çdokush duhej të merrte pjesë.

Bashkia Kukës dhe Flamur Noka tentuan të sabotojnë edhe protestën e kaluar duke shkaktuar debate brenda strukturave të PD. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2018, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori