EKSKLUZIVE/ Dosja e plotë e krimit makabër: E helmova, kafshova nga duart dhe e mbyta me thonj
Prokuroria ka dyshuar që në fillim tek nusja e djalit për vrasjen makabre të Lirije Lamit një vit më parë në Tiranë.

Albeu.com ka siguruar ekskluzivisht dosjen hetimore për vrasjen në fjalë ku zbardhet e gjitha dinamika e ngjarjes së rëndë si edhe dëshmitë e Marjana Ccmetës, nusës së familjes që vrau vjehrrën pas mosmarrëveshjeve me të.

Në dosjen hetimore të siguruara nga gazetari Ervin Shkulaku, Marjana Cmeta deklaron para organeve të hetimit se ajo i kishte dhënë vjehrrës për të pirë fostoksinë me qëllim helmimin.

Nga dëshmia duket se Marjana e ka gënjyer vjehrrën duke thënë se pija që po i jepte ishte përgatitur nga një hoxhë dhe përmes pirjes së saj ato nuk do të kishin më probleme bashkë, shkruan Albeu.com.

"Dua të shtoj se rreth 3-4 javë pas kësaj që më tha hoxha ku dyshonte për Marjanën, mua më ka marrë Vehbiu dhe më ka cuar tek hoxhë Hyseni, Kjo pasi isha shumë i tronditur dhe mërzitur. Kam folur me hoxhë Hysenin dhe i kam shpjeguar se isha jashtëmase I mërzitu për shkak të vdekjes së nënës dhe për faktin se ajo ishte e helmuar dhe nuk dihehej autori i veprës. Hoxha kërkonte të më qetësonte dhe në bisedë e sipër më tha “ unë do tv të bind ty që nënën tënde e ka vrarë nusja”. Ne ishim te dhoma e hoxhës te treshi. Hoxha mori një USB që kishte future te rafti i librave, e vendosi në kompjuterin e tij lap-tip dhe më tha hajde të shohësh njv video që i kam bërë Marjana Cmetës.

Jam ulur të shihja videon ku shfaqej Marjana Cmeta e ulur në divan dhe shpjegonte se kishte patur shumë zënka me mua dhe se sa here unë I gjuaja një shpullë ajo më godiste me dy shpulla. E kam pare videon deri në minute e 5-të pasi hoxha më tha që të shkoja nesër pasi kishte punë…ditën e nesërme që në mëngjes ora 7 kam shkuar te hoxhë Hyseni dhe e kam shikuar gjithë videon.

Video ishte e bërë me kënd nga tavolina e punës së hoxhës drejt divanit dhe karrikes. Në divan ishte ulur Marjana ndërsa në karrike ishte ulur hoxha. Në video Marjana thonte që mamanë e kishte vrarë.

Ditën kur kishte vdekur mamaja, në mëngjes Marjana kishte bërë lëng portokalli në të cilën kishte hedhur helm për minjtë. E kishte përgatitur një një gotë dhe ja kishte ofruar mamasë time duke i thënë se ishte përgatiut nga një hoxhë",
është shprehur para grupit hetimor, Olti Lami, bashkëshorti i Marjanës.


I kishte thënë që këtë lëng e kishim pirë të gjithë dhe se do të na bënte mire për të mos pasur problem. Ajo i tregonte hoxhë Hysenit që erën e forte që kishte pasur lëngur e kishte justifikuar tek mamaja ime duke i thënë asaj që erën e ka për shkak se e ka bërë hoxha dhe e kishte siguruar që e kishim pirë të gjithë. Marjana i tregonte hoxhë Hysenit që mamaja e kishte pirë lëngun në dhomën e saj të gjumit., vijon ai.

Në mirëbesim, Lirija e ka pirë lëngun e dhënë nga Marjana, por pak minuta më pas është ndjerë keq dhe ka dashur të kërkojë ndihmë, por nusja ka ndërhyrë duke i hequr duart nga dritarja ndërsa ka tentuar tˈa mbysë me shall.

"Ajo kishte shumë fuqi dhe nuk munda tˈa mbys sepse kishte futur dorën mes fytit dhe shallit", ka deklaruar para grupit hetimor Marjana Cmeta.

Pjesë e dosjes është edhe komunikimi mes Hoxhë Hysen Shehut dhe Marjanës gjatë rrëfimit që ajo ka bërë para tij. "Ti kë bërë gjynah të madh", i thotë ai asaj duke i kërkuar që të vinte të nesërmen për të përfunduar rrëfimin ku edhe e ka filmuar të gjithë.

Nga dosja hetimore që posedohet nga Albeu.com duket se familjarët si edhe grupi hetimor kanë dyshuar që në fillim tek nusja, megjithatë është dashur që të kalojnë disa muaj që të sigurohen të gjitha provat për të zbuluar plotësisht këtë ngjarje makabre. /albeu.com/

Shtuar më 14/03/2018, ora 20:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori