EKSKLUZIVE/ Berisha flet për herë të parë mbi shkarkimin e Grida Dumës
Pëlqej
Nga Ervin Shkulaku

Siç pritej edhe në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Shqipërisë ndodhën përplasje të ashpëra ndërmjet Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Madje PD-ja ka kërkuar edhe përjashtimin e kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit ofendoi ish-kryeministrin Sali Berisha.

Por, ngjarje ka pasur edhe brenda PD-së. Në media u raportua se në mbledhjen e ngushtë të PD-së ka pasur përplasje ndërmjet Sali Berishës dhe zëdhënëses së Grida Duma.

Por, këto pretendime i ka mohuar vetë Sali Berisha duke thënë për albeu.com se ajo që thuhet për Gridën është e pavërtetë. E megjithatë ai e ka pranuar që ka pasur kundërshtimet e tij nv lidhje me personin që do dilte para mediave.

"Ajo që thuhet për Gridën është e pavërtetë, sqaroj se kundërshtimi im nuk ka asnjë lidhje me zëdhënsen e grupit, pra Grida Dumën, diskutimi kishte të bënte strikt vetëm me çështjen që duhej paraqitur mediave dhe jo me personin" tha Berisha për albeu.com.

Ndërkaq, më vonë edhe Rama e ka pranuar ofendimin ndaj Berishës por sipas tij ka qenë nëpër dhëmbë. Por, pavarësisht kësaj Ruçi i qëndroi besnik Ramës dhe nuk e përjashtoi nga kuvendi duke hedhur poshtë kërkesën e opozitës.

Që në fillimet e seancës së orës 17:00 Ruçi komunikoi vendimin se nuk do të marrë për bazë kërkesën e opozitës.

“Pasi u depozitua drejt kryetarit të Kuvendit kërkesa nga 9 deputetë, për të marrë masa ndaj deputetit Edi Rama. Lidhur më këtë kam detyrimin të njoftoj seancën se pas konsultova me nenet 64, pika 1,2,3,4.5 me nëmin 65, pika 1,2,3 dhe pasi pashë të zbardhur procesverbalin e mbajtur gjatë seancës, nuk mund ta marr në konsideratë pasi nuk përmbush asnjë nga kërkesat e rregullores të neneve 64 dhe 65.” thuhej në vendimin e Ruçit.

Po ashtu Byroja e Kuvendit ka përjashtuar për 10 ditë deputetin demokrat Flamur Nokën./albeu.com/



Shtuar më 12/10/2017, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori