EKSKLUZIVE/ Ahmetaj, aksident me femër në makinë? Shoferi i autobusit shpjegon çdo gjë
Pëlqej
Ish-ministri Arben Ahmetaj mbeti i dëmtuar në femur dhe mushkri nga një aksident në Kumanovë.

Aksidenti në fjalë shkaktoi mjaft debate në lidhje me destinacionin e ish-ministrit, shkaktarin aksidentit, makinën luksoze, ndërkohë që sëfundmi po përflitet për një femër që u fsheh nga policia maqedonase.

Në një intervistë për Albeu.com, shoferi i autobusit me të cilin u përplas makina e Ahmetajt, shpjegon të gjithë ngjarjen si edhe hedh dritë mbi spekulimin se ai shoqërohej edhe nga një femër e paidentifkuar në makinë.

Izahir Ejupi, shoferi i autobusit, shpjegon se ai ishte duke udhëtuar në një rrugë me dy sense dhe vijë të vazhduar ndërkohë që ka parë një makinë xhip që po i vinte përballë duke hyrë në parakalim ndaj një makine tjetër me shpejtësi.

Ai shpjegon për Albeu.com se thuajse ka ndaluar për të shmanguar aksidentin, ndërkohë që makina luksoze Range Rover është përplasur fillimisht me t, pastaj është rrokullisur duke goditur makinën që sapo kishte parakaluar.

Intervista

Albeu.com: Izahir, fillimisht të uroj që keni shpëtuar të gjithë mirë. Nga fotot duket se ka qenë një përplasje e fortë pas një parakalimi të gabuar, çfarë ndodhi mbrëmë?

Izahir Ejupi: Para aksidentit, makina në fjalë (Range Rover ku udhëtonte Ahmetaj sh.r) bëri një parakalim në rrugën me vijë të vazhduar me shpejtësi dhe erdhi u përplas fillimisht me autobusin që drejtoja unë. Unë u përpoqa më u shmang sa munda, por më pas makina erdhi u përplas me mua, u rrokullis dhe pastaj përplasi edhe makinën që sapo kishte parakaluar.

Albeu.com: Me sa ishit ju dhe me sa shpejtësi mendoni se ishte makina Range Rover ku udhëtonte ish-ministri Ahmetaj?

Izahir Ejupi: Atë do t'a përcaktojnë autoritetet, por nga përvoja ime mund të them se ishte më shumë se 80 km në orë. Kjo konfirmohet edhe nga fotot e aksidentit, i cili ndodhi prej shpejtësisë dhe mos respektimit të shenjave të komunikacionit.

Albeu.com: Kush ishte në timon, ish-ministri apo ndonjë tjetër?

Izahir Ejupi: Me të ndodhur aksidenti në shkuam në ndihmë. Tre personat e ndodhur në makinë dolën vetë, kurse ish-ministri që ndodhej në krah të kundërt të shoferit pengohej nga rripi i sigurimit. Ai doli me zor. Unë pasi shkuam në spital morëm vesh që bëhej fjalë për një ish-ministër të Shqipërisë.
Ishte fat që unë e pash më parë që makina e tyre po humbiste kontrollin dhe ndalova me sa munda duke shmanguar pasojat me serioze.

Albeu.com: Rruga ishte me dy sense apo me një?

Izahir Ejupi: Ishte me dy dhe kishte një kthesë rreth 90 gradë.

Albeu.com: Sëfundmi në rrjetet sociale në Shqipëri po përflitet që në makinë ishte edhe një person i pestë, bëhet fjalë për një vajzë. A mund të na thoni nëse keni parë apo jo një vajzë në makinën e ish-ministrit?

Izahir Ejupi: Jo jo. Wshtë spekulim. Nuk ka patur asnjë vajzë në vendngjarje. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2017, ora 19:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori