Ekselentin nga Tirana e vranë me 3 plumba në SHBA, fjalët e ndjera të familjarëve
Një tragjedi e rëndë ka goditur familjen
Mukaj në Tirane, ku para disa
ditësh djali i tyre Merlos
Mukaj 21-vjec, student në Filadelfia të SHBA është vrarë në një mënyrë tragjike në rrugë nga Joseph Howanski, 24 vjeç.
Prindërit e 21-vjecarit Shpëtim dhe Mimoza
Mukaj, duke marrë shkas nga disa media që kanë shkruar se familja kërkon ndihmë financiare për të sjellë trupin e tij në Shqipëri, përmes Albeu.com luten të mos shpërndahen lajme të tilla të pavërteta, sepse sipas tyre kjo është fyese, e rende dhe po i vret ata për së dyti.
E vetmja gjë që kërkojnë familjarët, është drejtësia për atë që e vrau pabesisht djalin e tyre i cili ishte student i shkëlqyer në Filadelfia.
Familja e të ndjerit kanë deklaruar se trupi i djalit të tyre do të mbërrijë në Shqipëri pas dy
ditësh, dhe do të prehet përgjithmonë në qytetin e tij të lindjes, Tiranë. /albeu.com/
Shtuar më 05/12/2017,
ora 21:12