U ekzekutua e pastaj u dogj, si ndodhi ngjarja e rëndë në Pejë
Detaje të reja kanë dalë në dritë për viktimën që u gjet në fshatin Llabjan të Pejës.

Ngjarjen e ka konfirmuar edhe policia vendore dhe pas hetimeve te para ka rezultuar se viktima eshte identifikuar si shtetasi Qerim Kelmendi.

Trupi i tij, sipas burimeve, është ekzekutuar me disa plumba e pastaj është djegur shkruan ekspress .

Lajmin për vrasjen e këtij personi e ka konfirmuar prokurori i Pejës, Agim Kurmehaj. “Jemi duke i zhvilluar hetimet. Edhe ne e kemi informatën se trupi i pajetë i këtij personi është djegur. Shumë shpejt do sjellim detaje të tjera”, ka deklaruar Kurmehaj.

Mësohet se Kelmendi është vrarë mbrëmë në fshatin e tij rreth mesnatës. Qerim Kelmendi është vëllai i Ibrahim Kelmendit, ish-anëtarit të Lëvizjes Popullore të Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2020, ora 08:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori