Efektivi i RENEA-s me brinjë e duar të thyera, helikopteri nuk duket askund
Një efektiv i RENEA-s ka rënë ditën e sotme në greminë, në Dukagjin.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak kohë më parë në malin e Zorgjit, një zonë shumë e thyer.

Efektivi i RENEA-s Bledar Beluli i cili është rrëzuar në Theth të Dukagjinit ndodhet në një gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se efektivi ka thyer duart dhe brinjët ndërsa mendohet se ka dëmtime edhe në pjesën e legenit dhe është në një situatë të vështirë.

E vetmja mundësi raportojnë banorët që ndodhen në vendngjarje për ta shpëtuar është vetëm përmes helikopterit, në të kundërt jeta e tij është në rrezik.


Shtuar më 09/12/2019, ora 11:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori