Efektivi i policisë përplaset me tabelën e rrugës, përfundon në spital
Një aksident ka ndodhur vetëm pak më parë në Kavajë.

Përfshihet në aksident një efektiv policie në Kavajë. Makina me të cilën ai udhëtonte ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një tabelë karburanti në anë të rrugës për arsye ende të panjohura.

Si pasojë, ka mbetur i lënduar efektivi i Policisë Murat Xhahysa, i cili ishte në timon.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.06.2020, rreth orës 13:10, në Kavajë, tek vendi i quajtur "Unaza e vjetër" mjeti me drejtues M.Xh.,, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka goditur një shtyllë, për pasojë është dëmtuar dhe u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shtuar më 17/06/2020, ora 13:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori