Eduart Ndocaj me parti të re
Deputeti socialist Eduart Ndocaj ka formuar partinë e tij. Partia më e re në vendin tonë do të quhet “Besëlidhja Europiane”.

Sipas themeluesit Eduart Ndocaj, “një grup ekspertësh dhe politologësh po punojnë intensivisht për krijimin e statusit themeltarë të partisë “Besëlidhja Europiane” dhe të programit të saj politikë”.

Sipas tij, “ngjarjet e fundit që po ndodhin në kahet e politikës shqiptare po na bindin gjithnjë e më shumë për të intensifikuar punën për hartimin e programit dhe regjistrimin e partisë në KQZ”.

Partia “Besëlidhja Europiane” (BE), do të themelohet me nismën e deputetit Eduart Ndocaj. Pranë kësaj partie tashmë janë afruar mjaftë qytetarë, të rinjtë, intelektual dhe njerëz të botës së biznesit”, thuhet një njoftimin e deputetit Eduart Ndocaj.

“Besëlidhja Shqiptare” do të jetë si një parti e Qendrës, e cila mbron identitetin shqiptar, lobon dhe kërkon integrimin e Shqipërisë në BE, modernizimin e vendit përmes reformave serioze dhe gjithëpërfshirëse. /albeu.com/


Shtuar më 18/06/2016, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori