Vritet në atentat miku i Çapjave, avokat i Shullazit
Edmond Tupja mbron Teatrin, krahason Ramën me kryeplakun e fshatit
Shkrimtari Edmond Tupja i është bashkuar sot protestës së artistëve duke u rreshtuar kështu kundër Shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ai mori si shembull krahasues rastin e një fshtati në Francë, ku akoma ruhej një gur pse aty kishte pushuar një mbretl

Tupja deklaroi se Rama nuk vlen as sa kryeplaku i fshatit.

“Në një fshatvogël me më pak se 100 banorë, ishte një gur, tip shkëmbi, që ata e kishin pastruar dhe kishin vendosur një pllakë ku thuhej se filan mbret, këtu, përpara kaq shekujsh, ka ndaluar dhe është shplodhur. E ruanin, një gur i thjeshtë. Nuk ishte vepër historike, nuk ishte verpër artistike, ishte një cop gur, por një gur që dëshmonte për diçka në kohë dhe atë gur nuk e luante njeri, atë kishin krenari.

Ky fshat i vogël që jemi ne në krahasim me rruzullin, me një kryeministër që ndoshta nuk vlen as sa kryekomunari i fshatit francez… Ky fshat i vogël nuk nderoi veten, nderoi Francën, nderoi kulturën, historinë… ky teatër, ky objekt, kjo gjë, po e thjeshtoj fjalorin, çfarë ka? Kjo ka historinë. Ka një dëshmi dhe kjo dëshmi për mua nuk lidhet vetem me një gur ku pi një mbret, ky (teatri) ka dëshmi historike sepse nuk është vetëm peizazhi, por shpirti njerëzor”, u shpreh ndër të tjera Edmond Tupja. /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2018, ora 21:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori