Vjehrri dhe vjehrra e gjetën me të dashurin, flet babai i 20-vjeçares në Librazhd: E kam gjetur të mbuluar me peshqir, inskenim për të më turpëruar mua

Për News 24 ka folur babai i 20-vjeçares që u gjet me të dashurin  nga vjehrri dhe vjehrra, në Librazhd. Ai ka deklaruar se vajza ishte e martuar ligjërisht, ndërsa shtoi se prisnin të bënin dasmë dhe se nuk kishe dijeni për lidhjen e saj.

Ai u shpreh gjithashtu se ngjarja e së hënës ka qenë e inskenuar për ta turpëruar atë. Vajzën e gjeta thuajse lakuriq tha ai ndër të tjera.

“Vajzën e kam gjetur në brez e poshtë me peshqir të vogël. Lakuriq e kam gjetur. Ishin 3 gra dhe mbi 10 burra në dhomë. I bënin video dhe e shantazhin. Të tërë ishin mbledhur aty. Të dashurin e vajzës e kishin marrë në mbrojtje nga unë. Vajza ka shenja dhune, në krah dhe kokë. Kur futem në dhomë duke fjetur, s’ma hap tjetër nga jashtë. Çelësi i dhomës së vajzës ishte nga jashtë. Ka qenë e inskenuar. Mbase vajza ime ka gabuar, por atë natë ka qenë e inskenuar. E kanë bërë për të më turpëruar mua”, tha ai./albeu.com


Shtuar 1.06.2022 12:30