Kush janë 4 të arrestuarit për grabitjen e Rinasit
Balliu: Edi Rama pëson parainfarkt
Ish deputeti i PD-së Klevis Balliu me një postim në rrjetin e tij social Facebook ka deklaruar se Rama ka pësuar parainfarkt dhe gjendet në spital.

Në postim Balliu i kërkon që të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit pasi edhe fizikisht nuk po e përballon dot më.

STATUSI I BALLIUT:

Rama përfundon në spital pas 16 marsit

Mësova nga disa burime se Kryeministri Rama është shtruar në një spital privat, pasi ka pësuar një parainfarkt.

Gjendja e tij shëndetësore reflekton qartazi gjendjen e rënduar politike. Skandalet si vjedhja e Unazës, kanabizimi i vendit, droga, implikimet e qeverisë me krimin, dosja 339 apo 184 dhe patjeter revolta qytetare janë arsyet e gjendjes së tij.

Duke i uruar shërim të shpejtë, i kërkoj që të japë dorëheqjen për të mirën e tij. Pasi politikisht tani dihet që gjendja është e papërballushme por qartazi edhe fizikisht nuk e përballon dot.

Ndaj i kërkoj Kryeministrit ti hapi rrugën qytetarëve me zgjidhje politike, që Shqipëria të kthehet në normalitetin politik dhe ekonomik te saj.
Më shpejt se sa vonë Edvin, mendo për vete dhe qytetarët.
Shtuar më 17/03/2019, ora 19:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori