Edi Rama në këngë të re, videoja po thyen rrjetin (VIDEO)
Pëlqej
Rama tashmë prej kohësh është kthyer në një pesonazh kyç në të gjitha rrjetet sociale.

Për të janë bërë pafund meme, video apo dhe këngë duke u bërë ushqim për parodistët e rrjeteve sociale. Ama parodia e fundit e Cmendina Tv padyshim që është një nga krijimet më therëse dhe hiti më i ri në Facebook apo Instagram.

Madje vetëm deri tani kënga ka arritur rreth 100 mijë klikime dhe komentet janë të pafundme.

Në të djemtë nxjerrin me humor hallet e njerezve të varfër dhe problematiket ditore duke prekur popullin aty ku i djeg më shumë.

Madje ata ironizojnë thellë Ramën, duke përmendur edhe "tepsinë" që ka qenë kryetema e politikës.

Në një nga fragmentet duket edhe Kryeministri Edi Rama i cili në një stil alla-cmendina këndon një këngë ku përsërit ritmikisht fjalët "Krim, mafia dhe drogë”. /albeu.com/

Shtuar më 13/01/2018, ora 23:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori