Edi Rama bën "fallxhorin" në fushatë, nxjerr filxhanin dhe parashikon te ardhmen e Balliut (VIDEO)
Dikur Erion Veliaj shprehej se populli do cirk dhe bukë. Kryeministri Rama e ka marrë këtë postulat dhe po e aplikon tashmë.

Në një akt të paparë ndonjëherë, kryeministri Edi Rama ka dhënë një "shoë" të vërtetë para socialistëve që e pritën në takimin e elektoral në Pogradec.

Rama ka nxjerrë nga xhepi një filxhan kafeje dhe ka nisur të "lexojë filxhanin", duke dhënë dhe "fatin" që sipas tij lexojnë liderët e opozitës, e veçanërisht "Fallxhorja", që për kreun e qeverisë është kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Rama nis të tallet me Fahri Balliun dhe djalin e tij, ish deputetin e PD-së Klevis Balliu. Për të ndjekur videon e plotë, e gjeni momentin e shoë-it të kryeministrit nga minuta e 39’ e videos:
Shtuar më 16/06/2019, ora 19:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori