Presidenti serb, Tomislav Nikoliç është shprehur se,
Serbia dëshiron të jetë pjesë e Bashkimit Europian, por nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Deklarata e Nikoliç ka ardhur para një delegacioni të gazetarëve nga Gjermania, duke e hedhur topin te BE-ja, duke theksuar se "ky është qëndrimi ynë tërësisht në kundërshtim me BE-në, në rrugën për t’u bërë anëtare e saj", përcjell Indeksonline.
Nikoliq ka thënë se nësë insistohet në njohjen e pavarësisë e Kosovës nga
Serbia si mënyrë e vetme për të hapur Kapitullin 35, ai është i bindur se kjo mund të çojë në luftë civile në Serbi.
Duke iu referuar fatit të Federatës Jugosllave dhe ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviç, Nikoliç rikujtoi se qytetarët serbë ishin të lumtur me ndaljen e bombardimeve, por se kjo gjë u dënua pas zgjedhjeve, pasi sipas tij ai e kishte dorëzuar Kosovën.
"Kjo lidhje e serbëve me Kosovën është e fuqishme", ka thënë Nikoliç para gazetarëve gjermanë.
Në intervistën një-orëshe me gazetarët gjermanë, Nikoliq ka thënë se, "ne jemi shumë afër që me Evropën të hapim tërësisht kufijtë", dhe se nuk e kupton se përse dikush në
Bruksel ka humbur durimin.
Nikoliç e ka ripërsëritur se
Serbia nuk heq dorë nga ideja se
Serbia është anëtare e BE-së, dhe se, derisa kjo gjë është e mundur, nuk do të heq dorë nga bisedimet me Prishtinën në
Bruksel. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2015,
ora 17:57