Përgjimi 5/ Edhe Rama do "habitet" Avdylaj me vëllain e deputetit PS
Në një tjetër video, gazeta gjermane "Bild" ka publikuar përgjimin mes vëllait të Ilir Ndraxhit, deputeti i partisë socialiste për Shijakun, Arjan Ndraxhi dhe Astrit Avdylaj.

Në video përgjim, Avdylaj i thotë vëllait të deputetit të PS se do të sigurojë një fitore 10-0 në zgjedhje, sa edhe vetë Rama do habitet.

Arjan Ndraxhi: Tito, të rujt Zoti, ç’a bone si je ?

Astrit Avdylaj: Si ja cove Arjano? Mire e Si je?

Arjan Ndraxhi: C’kemi c’bohet

Astrit Avdylaj: Mirë mirë

Arjan Ndraxhi: Hic mo mirë, ja me cunin, ca boni mirë jeni?

Astrit Avdylaj: Hic mo mirë, t’mora për qejf a e kanë thirr gjë apo jo akoma?

Arjan Ndraxhi: Për ku?

Astrit Avdylaj: A i kanë bo ndonjë thirrje (Ilir Ndraxhit) ndonjë gjo vllait apo jo?

Arjan Ndraxhi: Jo mo, ai tha do takohet me ty po dje s’keni qenë se qe Juvja nuk e di, do vi nesër tha në darkë me Ridin, Astritin dhe Julin.

Astrit Avdylaj: Po

Arjan Ndraxhi: Edhe pastaj do takonte edhe ate, Po me Gjushin në fakt ( Vangjush Dako, kryebashkiak i Durrësit) ai do takohet për punë pune si i thonë, si nga ana punës.

Astrit Avdylaj: Ok, Ok, mirë jo unë po pres me një fjalë, nesër, nesër a pasnesër, kupton. Unë, ne me një fjalë e këna n’xhep a kupto vllain tat.

Arjan Ndraxhi: Po, Po

Astrit Avdylaj: Vetëm po presim, ai më tha mu me 25 ishte edhe Eltoni aty, Eltonin e vuni o të 10 o të 11.

Arjan Ndraxhi: Elton Arbanës, mirë, mirë

Astrit Avdylaj: Unë jam duke punu këtu te lagjia ime, me njerëzit, nuk kam dal ndonjëherë në Pazar po jam t’u taku njerëz, cdo njeri .. E kam shumë shumë ashtu dhe do të jemi shumë të nderum edhe nga ai sipër, (Edi Rama) që duhet të na shofi me nji kshu.

Arjan Ndraxhi: Po e vërtet

Astrit Avdylaj: Do t’i japim (Edi Ramës) një 10 me 0 (fitore) që edhe ai vetë të habitet.

Arjan Ndraxhi: Boji një telefon Julit, mos shkoni me pi i kafe aty te puna, mos ashtu

Astrit Avdylaj: Mirë o rob Zoti.

Arjan Ndraxhi: Ti e ke numrin e Julit..

Astrit Avdylaj: Po e kam jo jo se e boj vetë, pa merak , hajde pra gjithë të mirat

Arjan Ndraxhi: Shumë faleminderit

Astrit Avdylaj: C’a flet o , asgjo

Arjan Ndraxhi: Pafshim
Shtuar më 05/06/2019, ora 11:40
Tage: rama
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori