E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Del videoja tjetër e ekstremistëve katolikë duke fyer shqiptarët e Kosovës (VIDEO)
Policia e Shqipërisë ka shpallur urdhër-arrest për dy shtetas nga pjesa veriore e vendit, të cilët po bëjnë vazhdimisht thirrje dhe po fyejnë myslimanët shqiptarë nga Kosova dhe nga Maqedonia e Veriut.

Në një video që është dërguar në adresë të Gazetës Express, njëri nga ta shihet teksa përsëri fyerjet ndaj myslimanëve. Atyre u bën thirrje të mos e quajnë vetën shqiptarë por turq.

Policia e Shqipërisë ka dalë gjatë kësaj jave me një njoftim, ku bëhet e ditur se dy shtetasit me emrat Luigj Marku dhe Anton Zefi janë në kërkim.

Më tutje nuk ka asnjë njoftim nëse policia e di vendndodhjen e tyre, mirëpo dy radikalët po vazhdojnë që përmes videove të fyejnë e kërcënojnë shqiptarët myslimanë.

Ata thonë se do ua bëjnë ‘sic ua ka bërë shkau’ turistëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut që kalojnë pushimet në bregdetin rreth Shkodrës.
Shtuar më 15/08/2019, ora 18:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori