Edhe një 8-vjeçar shqiptar lufton në Siri? (VIDEO)
Pëlqej
Inkuadrimi i shqitarëve në luftën e Sirisë ka nisur të marrë përmasa shqetësuese.

Pranvera Abazi, 30 vjeçe nga Prishtina, thotë se bashkëshorti i saj, Arbeni, kur shkoi në Siri para disa javësh, me vete dhe pa lejen e saj e mori edhe djalin, Erionin.

Fëmja vetëm 8-vjeç i çiftit kosovar shihet teksa rri në shoqërinë e personave që luftojnë në Siri.

Janë bërë tashmë dy muaj që Pranvera Abazi pret me padurim që djali i saj i vogël, Erioni të mund ti kthehet në shtëpi.

Nëna e tij është tmerruar kur ka parë sot fotot e para që prej largimit të dhunshëm të djalit.

Ai shihet me të tjerë fëmijë dhe me luftëtarë të rritur, me gishtin lart – shenjë që Zoti është një – dhe me flamurin e ISIS-it. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014, ora 19:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori