Edhe në Bosnje si në Kosovë, arrestohen luftetare qe kane ikur ne Siri
Pëlqej
Policia e Bosnjes ka vënë në pranga 15 persona, të akuzuar se kanë krijuar një rrjet që do të luftonte në Siri dhe në Irak.

Kristina Jozhiç nga Agjencia për Hetimne dhe për Mbrojtje ka thënë se arrestimet janë kryer, pasi 15 personat dyshohet të kenë rekrutuar luftëtarë për luftrat në Lindjen e Mesme ose janë përfshirë në grupe radikale terroriste.

“Të dyshuarit po mbahen në ndërlidhje me dyshimet për financim, organizim dhe rekrutim të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës për shkuarje në Siri dhe Irak, për pjesëmarrje në konflikt të armatosur në Siri dhe Irak, për t’u rreshtuar përkrah grupeve dhe organizatave radikale terroriste”, tha Jozhiç për Rel.

Aksioni nuk ka përfunduar, por se është në zhvillim e sipër në 17 vendbanime nëpër Bosnje dhe Herzegovinë. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 14:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori