Edhe deputetët bllokojnë kufirin
Të gjithë deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje” pritet të jenë pjesë e aksionit për bllokimin e Pikave Kufitare Merdar dhe “Dheu i Bardhë”, i paralajmëruar të ndodhë më 14 janar.
Këtë e ka thënë për gazetën “Kosova sot” nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i VV-së Glauk Konjufca.


“Në dy pikat kufitare të Kosovës atë në Merdare dhe te “Dheu i Bardhë”, të gjithë deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, si dhe gjithë Kryesia e VV-së do të jenë së bashku me aktivistët e kësaj lëvizjeje, si dhe gjithë popullin që e kemi ftuar në aksion”-ka deklaruar Konjufca për “Kosova sot”.


Sipas Konjufcës nuk është përcaktuar kurrfarë afati kohor për këtë aksion, ndërsa VV-ja do të rrijë nëpër këto pika, derisa Qeveria të marrë ndonjë vendim të caktuar për zbatimin e masave të reciprocitetit.


Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi nuk ka dashur t’u shtojë asgjë më shumë për këtë gazetë, deklaratave të mëparshme se policia nuk do të lejojë bllokimin e këtyre pikave.
Shtuar më 10/01/2012, ora 15:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori