Edhe Britania drejt "shërimit", si ul ndjeshëm numri i viktimave
Ka shkuar në 16060 numri i personave që humbën jetën nga koronavirusi në Britaninë e Madhe, ku 24 orët e fundit u shënuan 596, një numër i ulët në krahasim me shifrën e djeshme, ku shënuan 888 viktima.

Sipas Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social në Britani, numri i testeve të kryera në 24 orët e fundit janë 482.063, ndërsa dje u testuan 21.626 persona.

Në total në Britani janë testuar gjithsej 372.967 persona nga të cilët 120.067 testuar pozitivë.

Ditëve të fundit shifrat e viktimave janë ulur ndjeshëm në shumë vende.

Shtuar më 19/04/2020, ora 16:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori