E zuri poshtë zetori, 44-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital
Një 44-vjeçar me inicialet N.M. ka marrë dëmtime të renda në trup pasi e ka zënë zetori.

Ai ka qenë duke punuar tokën pasditen e sotme, ndersa zetori është përmbysur dhe e ka zënë poshtë.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Babicë e Vogel, në Vlore. 44-vjeçari">44-vjeçari është transportuar në spitalin e Vlores.

Informacioni i policisë

Rreth orës 18:00, në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë, shtetasi N. M duke punuar tokën me zetor, dyshohet se si pasojë e përmbysjes aksidentale të zetorit, 44-vjeçari">44-vjeçari ka marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhet në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Shtuar më 16/02/2020, ora 20:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori