E zë korrenti, humb jetën elektriçisti 50 vjeçar
Pëlqej
Në orët e para të ditës, një elektriçist ka humbur jetën pasi e ka zënë korrenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Maliq.

Policia bën me dije se Besnik Qyraxhi, rreth 50 vjeç, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Uniformat blu kanë nisur hetimet, për të zbardhur rrethanat e ngjarjes që çuan në vdekjen e 50 vjeçarit. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori