"E vrava me automatik", Roland Milo pranon vrasjen e shokut të tij
Pas disa ditësh kërkime, Policia e Shtetit ka mundur të gjejë Sokol Ramën të pajetë në një greminë në zonen e Malëshovës në Këlcyrë.

Ndërkohë Roland Milo, i arrestuari i djeshëm në Vaqarr nga Policia e Gjirokastrës i akuzuar për vrasjen e Sokol Ramës, ka pranuar krimin.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se Milo ishte zënë ngushtë me prova të pakundërshtueshme të servirura nga Policia e Gjirokastrës si arma me të cilën u krye vrasja si dhe rrobat e trupit të viktimës, shkruan faxWeb.

Rrjedhimisht ai e ka pranuar vrasjen e shokut të tij Sokol Rama duke ekzekutuar me armë zjarri tip automatik model 56.

Të dy personat dyshohet se ishin të implikuar në transport droge, ndërsa në kohë kur Rama ishte larguar nga banesa, mbante me vete dhe një shumë prej 10 mijë eurosh.
Shtuar më 21/02/2019, ora 08:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori