E vrau nëna me çifte? Mister vdekja e 13 vjeçares nga Tirana
Pëlqej
Vijon të mbetet mister vdekja e 13 vjeçares Kasanda Brahja gjatë mbrëmjes së djeshme në Tiranë. E mitura u soll nga babai në spital pa shenja jetë, ndërkohë që policia ka konstatuar se vajza ishte gjetur e tillë nga i ati në shtëpi.

Policia ka marrë në pyetje vëllain dhe nusen e vëllait të viktimës, por ata janë shurdhmemec dhe rrjedhimisht nuk mund të shpjegojnë detaje të rendësishme për ngjarjen.

Fillimisht u dyshua se vajza ishte goditur me mjete prerëse por më pas në trupin e saj u konstatuan saçme duke i bërë të dyshojnë se ajo është qëlluar me çifte.

Nisur nga rrethanat e ngjarjes, policia dyshon se vajza është vrarë nga e ëma, e cila nuk ndodhej në shtëpi në momentin kur babai ka konstatuar trupin e pajetë të të bijës.


Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmë në zonën e Bregut të Lumit, ku Xhevat Brahaj sapo kishte hyrë në banesë, kishte parë përtokë vajzën e tij të mbuluar në gjak.

Pavarësisht tentativës së mjekëve për ta shpëtuar, e mitura Kasandra Brahaj, nuk mundi të mbijetonte.
Shtuar më 12/10/2018, ora 12:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori